sot vendoset gurthemeli per ndertimin e nenstacionit te ri ne malisheve 694a4f1352a2f

Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri në Malishevë

December 23, 2025
1 minut lexim

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) shënon sot një moment të rëndësishëm për zhvillimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës, me ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV Malishevë.

Ceremonia do të mbahet në lokacionin e Nënstacionit Malishevë, duke filluar nga ora 13:00, në praninë e përfaqësuesve të KOSTT-it, institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe përfaqësuesve të komunitetit dhe mediave.

Ky projekt strategjik përfshin ndërtimin e nënstacionit të ri me transformatorë me kapacitet 40 MVA, si dhe ndërtimin e linjës së transmisionit 220 kV.

Ndërtimi i Nënstacionit në Malishevë synon të rrisë sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike në rajonin e Malishevës dhe më gjerë, të përmirësojë stabilitetin e rrjetit transmetues dhe të krijojë kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe industrial.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike të vendit dhe përmbushjes së kërkesave në rritje për energji elektrike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

media britanike shqiperia mes destinacioneve kryesore per te udhetuar ne 2026 694a4cf30b127
Lajmi i mëparshëm

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

duhet te leme te shkoje gjithcka qe na ben keq 694a50351a832
Lajmi i radhës

Duhet të lëmë të shkojë gjithçka që na bën keq

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë