sot ska kufizim te qarkullimit per automjetet e transportit mbi 20 tone 6a5346f32d2fa

​Sot s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

July 12, 2026
1 minut lexim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se të dielën (12 korrik) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë.

Njoftimi:

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kylie jenner paralajmeron bashkepunimin e dyte me frankies bikinis 6a532c7bb8fdc
Lajmi i mëparshëm

Kylie Jenner paralajmëron bashkëpunimin e dytë me Frankies Bikinis

financimi prej 4 milione eurosh i koncertit te kanye west rrjeti i gazetareve investigative kritiket 6a5347702cf4b
Lajmi i radhës

Financimi prej 4 milionë eurosh i koncertit të Kanye West, rrjeti i gazetarëve investigativë: Kritikët…

Të fundit nga

ShkoLartë