MOTI ME DIELL DHE VRANESIRA GAZETA MK

Sot Shkupi me regjim të posaçëm të komunikacionit

March 3, 2026
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo për shkak siç thonë nga MPB për shkak të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute.

“Më 03.03.2026 (e martë), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, SH.T. z. Mark Rute, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të vizitës, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit policor, me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt dhe të pandërprerë të trafikut”, bëjnë të ditur nga MPB.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

peci ngushellon familjet per vdekjen e dy te rinjve mitrovicas ne itali 69a5e2af520c6
Lajmi i mëparshëm

Peci ngushëllon familjet për vdekjen e dy të rinjve mitrovicas në Itali

SAFE CITY SKOPJE
Lajmi i radhës

Mesatarisht afër 680 dënime në ditë regjistrohen nga “Safe City”

Të fundit nga

ShkoLartë