sot pritet zgjedhja e u d se kryeprokurorit 69490f4f50d37

Sot pritet zgjedhja e u.d. së kryeprokurorit

December 22, 2025
min lexim

Shkup, 22 dhjetor – Këshilli i Prokurorëve Publikë pritet të mbajë sot seancë për emërimin e një ushtruesi detyre të prokurorit publik shtetëror, në vend të Lupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje. Seanca e javës së kaluar, në rend dite të së cilës ishte zgjedhja e zëvendësit të Kocevskit deri në emërimin e një prokurori të ri publik shtetëror, u shty për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të Këshillit.

Prokurori publik shtetëror Lupço Kocevski më 17 dhjetor dha dorëheqje të parevokueshme nga detyra, pas së cilës Kuvendi, po atë ditë, konstatoi ndërprerjen e funksionit të tij. Këshilli i Prokurorëve Publikë fillimisht e caktoi seancën për përcaktimin e ushtruesit të detyrës së prokurorit publik shtetëror më 19 dhjetor, por zgjedhja u shty.

Seanca u shty për shkak të mungesës së anëtares së Këshillit, Jelena Dogazanska Koleva. Për shkak të mungesës së saj, anëtari i Këshillit, prokurori Ermon Neziri, propozoi që të shtyhet zgjedhja e ushtruesit të detyrës së prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje të rëndësishme që duhet të zgjidhet me përbërje të plotë të Këshillit. Me këtë propozim u pajtuan të gjithë anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Ushtruesi i detyrës së prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut emërohet në bazë të nenit 25, paragrafi 4 të Ligjit për Prokurorë Publikë dhe zgjidhet nga radhët e prokurorëve publikë të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Detyrën do ta kryejë deri në emërimin e një prokurori të ri publik shtetëror, por jo më gjatë se gjashtë muaj.

Prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të RMV-së janë: Anita Topolova Isajlovska, Ismail Dardhishta, Sonja Simovska, Ferat Elezi, Xhelal Bajrami, Elvin Veli, Lile Stefanova, Naum Panoski, Valentina Stojanovska dhe Zllatko Bikovski.

Lupço Kocevski, ditën kur Kuvendi duhej të debatonte për propozimin e Qeverisë për shkarkimin e tij, në një konferencë për shtyp njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni. Ai theksoi se detyrën e ka ushtruar me nder dhe dinjitet, ndërsa dorëheqjen e dha për shkak të, siç u shpreh, “shpërfilljes së dukshme të parimeve mbi të cilat bazohet sundimi i ligjit”.

Sipas tij, dorëheqja vjen si pasojë e “mosrespektimit të parimeve mbi të cilat bazohet sundimi i ligjit”, ndërsa propozimin për shkarkimin e tij e vlerësoi si vendim politik.

Kocevski është pjesë e prokurorisë që nga viti 2008, kur u zgjodh prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar. Për prokuror publik shtetëror u zgjodh më 18 janar 2022 nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, ndërsa Kuvendi e emëroi më 13 shkurt 2024.

Procedura ligjore për zgjedhjen e prokurorit publik shtetëror parashikon që kandidati të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut, të zotërojë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të ketë aftësi juridike, të ketë përfunduar studimet juridike dhe të ketë dhënë provimin e jurisprudencës. Një kusht i veçantë është që kandidati të ketë përvojë pune të pandërprerë prej së paku 10 vjetësh si prokuror publik ose gjyqtar në fushën e të drejtës penale.

Prokurori i ri publik shtetëror do të zgjidhet pas shpalljes publike nga Kuvendi. Afati për paraqitjen e aplikimeve është 15 ditë nga dita e publikimit të shpalljes në Gazetën Zyrtare. Pas dorëzimit të aplikimeve, Qeveria është e obliguar të kërkojë mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Këshilli i Prokurorëve Publikë është i obliguar të përgatisë mendime të arsyetuara, pozitive ose negative, në formë të shkruar, brenda afatit prej 15 ditësh. Nëse, për arsye të justifikuara, Këshilli nuk e dorëzon mendimin brenda këtij afati, ai zgjatet edhe për 15 ditë të tjera. Nëse edhe pas këtij afati Këshilli nuk jep mendim, konsiderohet se mendimi është pozitiv.

Në rast se Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk jep mendim për asnjërin nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të konfirmojë propozim për emërimin e prokurorit publik dhe do t’i propozojë Kuvendit shpalljen e një konkursi të ri.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministrja per europen dhe punet e jashtme elisa spiropali qendron per vizite zyrtare ne shkup 694908358f2a1
Lajmi i mëparshëm

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali qëndron për vizitë zyrtare në Shkup

fentanil shitet ne treg te zi ne shqiperi ka emer tjeter mjekja toksikologe ngre alarmin 694911545f025
Lajmi i radhës

“Fentanil shitet në treg të zi, në Shqipëri ka emër tjetër”, mjekja toksikologe ngre alarmin

Të fundit nga

Kalojini festat e fundvitit me paqe në zemër!

Festat e fundvitit vijnë me një magji të veçantë. Dritat që vallëzojnë në rrugë, aromat e gatimeve që mbushin shtëpitë, zërat e qeshur të fëmijëve që gërvishtin lehtësisht kohën e qetë –

Ngjarjet për ditën e sotme

Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Lubomir Çimburoviq, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. (Gjykata Themelore Prishtinë, Objekti
ShkoLartë