sot nis gjykimi per spiunazh ndaj ish zyrtares se osbe se 68c8f807463cc

Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

September 16, 2025
1 minut lexim

Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Gjukanoviqit, e cila ngarkohet se ka ndihmuar me informacione Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë.

“J.GJ. akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Gjukanoviq ngarkohet se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy gola dhe lojtar i ndeshjes vedat muriqi zjarr ne la liga 68c8f7f450420
Lajmi i mëparshëm

Dy gola dhe “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

inteligjenca artificiale nga laboratoret ne qender te gjeopolitikes 68c8f8d05fa88
Lajmi i radhës

Inteligjenca Artificiale – nga laboratorët në qendër të gjeopolitikës

Të fundit nga

ShkoLartë