sot ne londer samiti i procesit te berlinit kurti perfaqeson kosoven 68f86e01869cc

Sot në Londër, Samiti i Procesit të Berlinit, Kurti përfaqëson Kosovën

October 22, 2025
1 minut lexim

Sot në Londër, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e samit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.

Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për një përafrim më të ngushtë me Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit.

Kurti, dje mirëprit në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Britani, ku mbajti fjalë hyrëse dhe diskutoi mbi sigurinë, zhvillimin dhe solidaritetin me Ukrainën.

Po ashtu Kurti, në Mbretërinë e Bashkuar pati takim me mërgatën shqiptare në Londër.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshje shiu e shtrengata parashikimi i motit per sot ne shqiperi 68f86d9615815
Lajmi i mëparshëm

Reshje shiu e shtrëngata, parashikimi i motit për sot në Shqipëri!

zbulohen emrat e viktimave ne durres 33 vjecari vrau te riun por u qellua edhe ai per vdekje 68f86ea37b0d2
Lajmi i radhës

Zbulohen emrat e viktimave në Durrës/ 33-vjeçari vrau të riun, por u qëllua edhe ai për vdekje

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë