sot ne bruksel konferenca e 6 te nderqeveritare me be 68c919fd65008

Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

September 16, 2025
1 minut lexim

Shqipëria bën sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt rrugës së anëtarësimit në BE. Sot, në orën 08:00, në Bruksel do të nisë Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për grupkapitullin Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku pritet të hapen 4 kapituj të tjerë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike.



Takimi do të bashkëdrejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë. Më pas në orën 09:15, kryeministri do të mbajë një konferencë për shtyp me ministren daneze dhe me komisioneren e BE-së për zgjerim, Marta Kos.

Kryeministri Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, para nisjes së takimit, disa foto me Komisioneren e BE për Zgjerim, Marta Kos, ndërsa shkruan se Shqipëria po shënon një ritëm rekord në negociata.

 “Mirëmëngjes dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë, shkroi Rama.

Këta katër kapituj i shtohen 24 të tjerëve të hapur brenda më pak se një viti, ritëm që kryeministri Rama e ka cilësuar si “rekord absolut” në historinë e negociatave. Deri tani, Shqipëria ka çelur 4 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse.

Konferenca e ardhshme ndërqeveritare, e planifikuar më 2 tetor, do të përqendrohet tek grupkapitulli i fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”.

BE është shprehur optimist se Shqipëria mund të realizojë integrimin e plotë deri në vitin 2030, ndërsa kryeministri Rama e ka shpallur anëtarësimin në union prioritet të mandatit të tij të katërt qeverisës.

AGJENDA:

08.00 – Konferenca Ndërqeveritare 6. Hapja e Bisedimeve për anëtarësim në BE mbi Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

09.15 – Konferencë e përbashkët shtypi  Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë; Znj. Marie Bjerre, Ministre e Cështjeve Evropiane, Mbretëria e Danimarkës; Znj. Marta Kos, Komisionere Evropiane për Zgjerimin.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy te vdekur dhe 9 te plagosur ne jug te ukraines nga sulmet ajrore ruse 68c916e9a7a13
Lajmi i mëparshëm

Dy të vdekur dhe 9 të plagosur në jug të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse

dashuria e pakushtezuar ndjenja me e paster dhe me fisnike qe ekziston 68c91d44813eb
Lajmi i radhës

Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

Të fundit nga

ShkoLartë