sot mblidhet kryesia dhe grupi parlamentar i pdk se 69c4ddf522184

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

March 26, 2026
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin e 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Sipas vendimit të gjykatës, deputetët kanë 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri, përndryshe Kuvendi do të shpërndahet automatikisht dhe do të organizohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.

E në këtë rrjedhë, sot është bërë e ditur se do të mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Mbledhja e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së do të mblidhet në ora 14:00. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rreshqiti nga shkembi humb jeten aksidentalisht i moshuari ne mat 69c4dddc6c134
Lajmi i mëparshëm

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën aksidentalisht i moshuari në Mat

vitin e kaluar rreth 1 800 qytetare magjistruan dhe specializuan ne maqedonine e veriut 69c4eabf057c2
Lajmi i radhës

Vitin e kaluar rreth 1.800 qytetarë magjistruan dhe specializuan në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë