sot mbahet seanca per rastin e vrasjes se dy vellezerve islamaj ne gjakove 68ef4fa85d4ef

Sot mbahet seanca për rastin e vrasjes së dy vëllezërve Islamaj në Gjakovë

October 15, 2025
1 minut lexim

Sot, në Gjykatën Themelore të Gjakovës, do të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj, e cila ndodhi në qershor të vitit 2023.

Seanca do të nisë në orën 09:30.

Dy të akuzuarit për këtë vrasje, Gjergj Gjokaj dhe Zef Ademaj, tashmë janë paraqitur para gjykatës në një seancë të mëhershme, por të dy e kanë mohuar fajësinë për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Gjergj Gjokaj, i cili po gjykohet si i pandehur, ka pranuar pjesërisht fajësinë vetëm për mbajtjen pa leje të armës, ndërsa ka mohuar përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve Islamaj.

Rasti kishte ndodhur më 24 qershor 2023. Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër u dërgua në spital pa shenja jete.

I dyshuari ishte arrestuar pak kohë pas ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pulisic lendohet shba i japin fund serise se australise 68ef4f94245fd
Lajmi i mëparshëm

​Pulisic lëndohet, SHBA i japin fund serisë së Australisë

alarmi per bombe ne kukes granata rezulton loder 68ef504308df4
Lajmi i radhës

Alarmi për bombë në Kukës, granata rezulton lodër

Të fundit nga

ShkoLartë