sot mbahet mbledhje komemorative per shkrimtarin rushit ramabaja 695a2110b27e5

Sot mbahet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja

January 4, 2026
1 minut lexim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se sot ( e diel) organizohet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja.

Homazhet fillojnë nga ora 11:00, kurse mbledhja komemorative mbahet në ora 12:00, në Amfiteatrit e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Kurse ceremonia e varrimit bëhet në ora 13:00, në varrezat familjare në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Ndryshe  shkrimtari, Rushit Ramabaja sot ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare. Ishte një nga figurat e shquara të letërsisë dhe mendimit shqiptar. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarë dhe miq përmes rrjeteve sociale.

Ramabaja ishte gazetar kulture në gazetën Rilindja, shkrimtar, romansier e poet, si dhe i burgosur politik dhe mbështetës i lëvizjeve çlirimtare. I njohur për fjalën e urtë dhe angazhimin intelektual, ai la pas një trashëgimi të çmuar letrare dhe shpirtërore.

Ikja e tij paraqet një humbje të rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për gjithë kulturën dhe mendimin shqiptar. Me veprën, fjalën dhe qëndrimin e tij, Rushit Ramabaja la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

largimi i maduros nuk eshte thjesht te merresh me nje udheheqes autoritar analize operacioni i karakasit dhe zgjimi i doktrines monroe 695a1be53f018
Lajmi i mëparshëm

Largimi i Maduros nuk është thjesht “të merresh me një udhëheqës autoritar”/ Analizë: Operacioni i Karakasit dhe zgjimi i Doktrinës Monroe

raye shenon hitin e saj te pare numer 1 te vitit 2026 695a2232332f1
Lajmi i radhës

Raye shënon hitin e saj të parë numër 1 të vitit 2026

Të fundit nga

ShkoLartë