sot kandidat i opozites per kreun e bashkise se tiranes florjan binaj me ramen nuk kam kontakte qe prej vitit 2015 68e80ef98c643

Sot kandidat i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Florjan Binaj: Me Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015

October 9, 2025
1 minut lexim

Aktori dhe kandidat i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Florjan Binaj, ka qenë i ftuar në emisionin ”Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me Edi Ramën.

Binaj tha se takimi i fundit me kryeministrin ka qenë në vitin 2015 dhe që prej asaj kohe nuk ka patur asnjë lloj komunikimi me të, teksa shtoi se ndihet i zhgënjyer prej tij.

”Që prej 2015 nuk kam kontakte, as nuk jemi takuar, asgjë. Edhe në 2015 jemi takuar në një festë të Digitalb.

Por sepse pushteti i madh do që t’i shtypi këto filizat, ose pemët ndryshe. Është sikur t’i të mbjellësh një fushë të madhe vetëm me një lloj bime dhe të presësh çdo lloj bime tjetër që del aty.

Por edhe për faktin, se nuk e them vetëm unë, por shumë njerëz, ndihen të zhgënjyer nga ai, nga ajo që ka thënë me atë që ka bërë.

Por nuk e them vetëm unë, por edhe shumë njerëz që ndihen të zhgënjyer nga ai (Edi Rama), nga ajo që ka thënë, në atë që ka bërë. Edhe unë jam një nga ata që jam ndjerë i zhgënjyer dhe absolutisht kjo gjëja na bën që të rrijmë larg.

Përpjekja e fundit ka qenë para ca vitesh, më uroi për ditëlindje me një postim, mu duk shumë e çuditshme, ky artist, kshu e ashtu. Por ai duhet ta kuptojë se këto gjëra nuk ecin veç e veç.”,-tha Binaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

azem sadiku sedat aman ti aspak ske merita sedat bislimi po vlen ti dha parate pse lavderohesh ti 68e80d922c96f
Lajmi i mëparshëm

Azem Sadiku: Sedat, aman ti aspak s’ke merita! Sedat Bislimi: Po VLEN t’i dha paratë, pse lavdërohesh ti

IZETI VS BUJARI GAZETA MK
Lajmi i radhës

Mexhiti sfidon Bujar Osmanin, merre kë të duash, Ali Ahmetin, Artan Grubin, PR agjencit dhe eja në duel televiziv (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë