sot i jepet lamtumira e fundit artur zhejit homazhet per gazetarin do te mbahen te universiteti i arteve te bukura 68ac13c571f7d

Sot i jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit, homazhet për gazetarin do të mbahen te Universiteti i Arteve të Bukura

August 25, 2025
1 minut lexim

Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji.

Homazhet do të mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e Universitetit të Arteve, aty ku Zheji studioi regji dhe nisi rrugëtimin e tij artistik.

Të afërm, miq, kolegë dhe figura të njohura të medias dhe politikës do të jenë të pranishëm për t’i dhënë nderimin e fundit, përpara se ai të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat e Tufinës.

Zheji ndërroi jetë papritur të shtunën, pas një arresti kardiak në Sarandë. Largimi i tij në moshën 64-vjeçare la pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike shqiptare.

Me një trashëgimi familjare të lidhur ngushtë me artin dhe dijen, i biri i dijetarit Petro Zheji dhe aktores Besa Imami, Artur Zheji solli në jetën mediatike shqiptare thellësi, guxim dhe një mendje të mprehtë. Nga skenari e dramaturgjia, te gazetaria e analiza politike, ai kontribuoi gjatë gjithë karrierës së tij në mënyrë të veçantë dhe të pazëvendësueshme.

Që nga viti 2017, ai drejtonte emisionin “360 Gradë”, një hapësirë debati që u kthye në referencë për diskutimet më të rëndësishme në vend. Në një reflektim të vitit të kaluar, Zheji e quante vdekjen “Zonja Madhështore, e pakorruptueshmja absolute” – një përshkrim që sot merr një tjetër kuptim.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia parandalon kontrabanden me migrante ne jarinje 68ac13220b820
Lajmi i mëparshëm

Policia parandalon kontrabandën me migrantë në Jarinje

spacex shtyn nisjen e misionit te dhjete te starship per shkak te nje problemi ne vendin e nisjes 68ac13f2c7a1a
Lajmi i radhës

SpaceX shtyn nisjen e misionit të dhjetë të Starship për shkak të një problemi në vendin e nisjes

Të fundit nga

ShkoLartë