sot fillon viti i ri shkollor 68b539728b58a

Sot fillon viti i ri shkollor

September 1, 2025
1 minut lexim

Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të fillojë procesi mësimor 2025/2026. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve.

Në një deklaratë për televizionin publik, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bëtë të ditur se gjithçka është gati për një proces të mbarë mësimor.

“Si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor, dhe raportimet nga komunat tregojnë se punët po ecin mirë”, tha ajo.

Ministrja Nagavci shtoi se tashmë janë kryer edhe pagesat e para për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Sa i përket furnizimit me tekste dhe mjete mësimore, janë mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë të cilët kanë aplikuar. Deri tani është realizuar pagesa e mbi 70% të tyre, apo më shumë se 9 milionë euro”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pese mije dollare per kedo qe largohet nga vendi zbulohet plani per ndertimin e gazes 68b5344a3f08e
Lajmi i mëparshëm

Pesë mijë dollarë për këdo që largohet nga vendi, zbulohet plani për ndërtimin e Gazës

lily james mahnit me pamjen gjate pushimeve luksoze 68b53a98c8c4e
Lajmi i radhës

Lily James mahnit me pamjen gjatë pushimeve luksoze

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë