sot fillon shperndarja fletevotimeve per raundin e dyte te zgjedhjeve ne rmv 690328ba4185d

Sot fillon shpërndarja fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve në RMV

October 30, 2025
1 minut lexim

Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir sot do të fillojë shpërndarja 1.013.357 fletëvotimeve për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, informoi për MIA-n Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Të shtunën do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore.
Sipas informacioneve nga KSHZ, zgjedhjet lokale do të monitorohen nga 1.569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë, ndërsa 14 gazetarë të huaj janë akredituar për të raportuar mbi zgjedhjet.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

CRPC 2
Lajmi i mëparshëm

Anketa e fundit e CRPC: VLEN është forca kryesore politike tek shqiptarët

qyra kerkon garanci nga kryeministri per realizimin e projekteve 69032fd16c2a8
Lajmi i radhës

Qyra kërkon garanci nga kryeministri për realizimin e projekteve

Të fundit nga

ShkoLartë