sot dita nderkombetare e ecjes ne natyre 68ef3b72668ad

Sot Dita Ndërkombëtare e ecjes në natyrë

October 15, 2025
1 minut lexim

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë organizim me ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, OJQ-të mjedisore do të shënojnë këtë Ditë në parkun ”Gërmia”, nga ora 10:00

Shënimi i kësaj dite synon ngritjen e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv.

Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky pritet te shkoje ne uashington te premten 68ef349568207
Lajmi i mëparshëm

Zelensky pritet të shkojë në Uashington të premten

punonjesit me te lumtur dhe me te suksesshem kane 6 gjera te perbashketa 68ef3cab31a27
Lajmi i radhës

Punonjësit më të lumtur dhe më të suksesshëm kanë 6 gjëra të përbashkëta

Të fundit nga

ShkoLartë