sot dhe neser nuk priten bllokada ne piken kufitare evzoni drejt maqedonise 695ce6b6a0b73

Sot dhe nesër nuk priten bllokada në pikën kufitare Evzoni drejt Maqedonisë

January 6, 2026
1 minut lexim

Sot dhe nesër, për shkak të festës së Epifanisë në Greqi, sipas paralajmërimeve, fermerët grekë nuk do ta bllokojnë pikën kufitare Evzoni dhe pritet që trafiku të zhvillohet pa probleme, siç ishte rasti për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, me qëllim lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Nga ana tjetër, në pikën kufitare Niki (Mexhitlija), siç njoftojnë nga LAMM, trafiku për automjetet e mallrave do të pezullohet nga ora 9:00.

Protestat e fermerëve filluan më 30 nëntor, dhe një ditë më vonë, më 1 dhjetor, fermerët nga Greqia veriore parkuan traktorët e tyre në pikën kufitare Evzoni dhe bllokuan trafikun për në dhe nga vendi ynë për disa orë çdo ditë, me përjashtim të ditëve para dhe pas Krishtlindjeve, Ditës së Vitit të Ri dhe tani për Epifaninë, siç është rasti me të gjitha bllokadat në të gjithë Greqinë./

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nese rryma ju vjen shume shtrenjte ja cfare duhet te beni 695ce6188d569
Lajmi i mëparshëm

Nëse rryma ju vjen shumë shtrenjtë, ja çfarë duhet të bëni?

kapen 1233 mjete piroteknike ne orizare te likoves arrestohet pronari 695ce76fad34c
Lajmi i radhës

Kapen 1233 mjete piroteknike në Orizarë të Likovës, arrestohet pronari

Të fundit nga

ShkoLartë