sot behet varrimi i 25 vjecares nga kosova qe vdiq tragjikisht ne tetove 690da2230846e

Sot bëhet varrimi i 25 vjeçares nga Kosova që vdiq tragjikisht në Tetovë

November 7, 2025
1 minut lexim

Të premten e 7 nëntorit varroset Daorsa Spahija, 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e kanë bërë të ditur familjaret e së ndjerës, derisa njoftuan se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00.

25-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë, derisa ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj.

Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale.

Nga ana tjetër, gazetarja Liridona Vejseli ka thënë se viktima kishte pasur vazhdimisht presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kembimi valutor 7 nentor me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 690da1b70c54a
Lajmi i mëparshëm

Këmbimi valutor 7 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

java mbyllet me mot te paqendrueshem sa parashikohet te arrijne temperaturat 690da2c512e0a
Lajmi i radhës

Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm, sa parashikohet të arrijnë temperaturat

Të fundit nga

ShkoLartë