sot 81 vjetori i clirimit te shqiperise rama urime festen kombetare 692aa2b50eb16

Sot, 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Rama: Urime festën kombëtare

November 29, 2025
1 minut lexim

Kryemiministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka uruar 81 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat gjermane.

Teksa uroi shqiptarët për 29 Nëntorin, Rama u shpreh se është festë kombëtare.

“MIRËMENGJES 🇦🇱  dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë🫶”, shkroi Rama.

Këtë datë politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit.

E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi ditor e shtune 29 nentor 2025 692a901509cfa
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi ditor, e shtunë 29 nëntor 2025

festa e unitetit ne nje kohe pasigurish cfare po ndodh me raportet kosove shqiperi 692aa325a0edf
Lajmi i radhës

Festa e unitetit, në një kohë pasigurish: Çfarë po ndodh me raportet Kosovë–Shqipëri?

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë