sot 70 vite nga pranimi i shqiperise ne organizaten e kombeve te bashkuara 693e8554e21b5

Sot, 70 vite nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

December 14, 2025
1 minut lexim

Në 14 dhjetor të vitit 1955, Shqipëria u pranua në Organizatën e Kombeve të  Bashkuara.

Në një publikim në rrjetet sociale, Muzeu Historik Kombëtar përkujton këtë moment kur Shqipëria aplikoi për herë të parë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 1945, por për shkak të tensioneve të Luftës së Ftohtë dhe kundërshtimit të vendeve perëndimore ndaj regjimit komunist, kërkesa e saj u refuzua.

Në vitin 1951, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca vazhduan ta pengonin këtë anëtarësim.

Sipas MHK, në vitin 1955 tensionet mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik u ulën për shkak të ndryshimeve politike dhe përpjekjeve për të shmangur konflikte të mëtejshme. Në këtë klimë, më 14 dhjetor 1955 Shqipëria dhe nëntë vendet e tjera u pranuan njëkohësisht në OKB si pjesë e një kompromisi mes Lindjes the Perëndimit për të shmangur bllokadat politike.

“Në të njëjtën kohë, qeveria shqiptare përpiqej të përmirësonte marrëdhëniet me Perëndimin, duke përdorur legatën franceze si kanal për t’i shprehur Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe gatishmërinë për të vendosur marrëdhënie diplomatike”, thuhet në postim.

Misioni shqiptar në Nju Jork i dha mundësinë qeverisë shqiptare për kontakte direkte me përfaqësues zyrtarë amerikanë, por në shkurt 1956 Departamenti Amerikan njoftoi se nuk kishte plane për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tollovia me numrat dhe emailet e gabuara ne qytetin e sigurt mpb zotohet se do ti permiresoje 693e834e941b2
Lajmi i mëparshëm

Tollovia me numrat dhe emailet e gabuara në ‘Qytetin e sigurt’: MPB zotohet se do t’i përmirësojë

real madrid dhe psg ja japin driten e gjelber per dayot upamecanon 693e85bc0573b
Lajmi i radhës

Real Madrid dhe PSG-ja japin “dritën e gjelbër” për Dayot Upamecanon

Të fundit nga

ShkoLartë