sot 27 vjet nga renia e komandant ismet jasharit 68ac175b4b9f7

Sot 27 vjet nga rënia e komandant Ismet Jasharit

August 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 gusht – Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandant Ismet Jasharit – Kumanovës, një prej figurave më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I lindur në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967, Jashari u dallua si njëri nga organizatorët dhe udhëheqësit më të vendosur të luftës çlirimtare. Ai ishte ndër të parët që kontribuoi në themelimin e fondit “Vendlindja thërret” dhe më pas iu bashkua UÇK-së në zonën e Likocit, pas Epopesë së Prekazit.

Më 25 gusht 1998, në përpjekje për të tërhequr trupat e bashkëluftëtarëve të rënë, Ismet Jashari bie heroikisht në betejën e zhvilluar në Bajrak të Luzhnicës. Në të njëjtën betejë ranë edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

Sot, komandant Kumanova prehet në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, pranë 66 bashkëluftëtarëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”, që mban emrin e tij. Figura e tij mbetet simbol frymëzimi për brezat e lirisë në mbarë Kosovën.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lufta ukraine rusi zelensky bisedimet direkte me putinin si menyren me efektive per te arritur paqe 68ac15eab9553
Lajmi i mëparshëm

Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Bisedimet direkte me Putinin si mënyrën më efektive për të arritur paqe

franca dhe gjermania dy pushtuesit e rinj te shqiperise zevendesojne italianet 68ac18f558feb
Lajmi i radhës

Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë. Zëvendësojnë italianët

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë