sorensen pret perparim drejt se ardhmes evropiane te kosoves 6968eeff59723

Sorensen pret përparim drejt së ardhmes evropiane të Kosovës

January 15, 2026
1 minut lexim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar publikisht pas vizitës së tij në Kosovë, duke shkruar për takimet që zhvilloi dje me krerët më të lartë shtetërorë dhe përfaqësuesit politikë të vendit. Gjatë kësaj vizite, ai u takua me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me liderët e partive politike parlamentare.

Sorensen bëri të ditur se me bashkëbiseduesit e tij ka zhvilluar diskutime të hapura dhe konstruktive, të përqendruara kryesisht në hapat e ardhshëm të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët institucional dhe politik, me synimin që viti 2026 të shënojë përparim konkret dhe rezultate të prekshme për qytetarët e Kosovës.

“I lumtur që jam sërish në Kosovë! Zhvillova takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e ardhshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës. Angazhimi i vazhdueshëm mbetet thelbësor për përparimin drejt së ardhmes evropiane të Kosovës”, ka shkruar Sorensen në rrjetin social “X”.

Vizita e tij në Kosovë vjen në një periudhë të rëndësishme politike, pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa Bashkimi Evropian po shpreh pritshmëri që institucionet e reja të vendit të kontribuojnë në mënyrë aktive në procesin e dialogut dhe në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

platforma x njoftoi se po parandalon zhveshjen e njerezve 6968eeceae64e
Lajmi i mëparshëm

Platforma X njoftoi se po parandalon “zhveshjen” e njerëzve

flaket perfshijne spitalin ne milano evakuohen pacientet 6968ef160168d
Lajmi i radhës

Flakët përfshijnë spitalin në Milano, evakuohen pacientët

Të fundit nga

ShkoLartë