sonte ne lipjan ndizen qirinj per agon zejnullahun 686f6e2e2ecaf

Sonte në Lipjan ndizen qirinj për Agon Zejnullahun

July 10, 2025
1 minut lexim

Sonte nga ora 20:30, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan do të ndizen qirinj për Agon Zejnullahun, i cili vdiq në orët e hershme të së hënës në rrethana ende të paqarta.

Ky aktivitet është organizuar nga rrjeti i OJQ-ve “Avonet”.

“Sot, e enjte, më 10 korrik në ora 20:30, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, anëtarët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe të qeverisë në detyrë, që të bashkohen në ndezjen simbolike të qirinjve në kujtim të Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën pikërisht në këtë rrugë, në përballje tragjike me Policinë e Kosovës”.

“Ky tubim është përkujtim, është kërkesë për drejtësi, për reflektim institucional dhe për përgjegjësi ndaj jetës së njeriut”.

“Për t’i dhënë zë kujtimit të Agonit dhe për të mos lejuar që dhimbja të shuhet në heshtje.

Ejani. Për Agonin. Për drejtësinë. Për dinjitetin”.

Të mërkurën është caktuar masa e paraburgimit me nga një muaj ndaj pesë policëve, nën dyshimin për përfshirje në ndërhyrjen e cila përfundoi me vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stadiumi fadil vokrri hap dyert per nje tjeter ndeshje evropiane 686f6e2b3ee56
Lajmi i mëparshëm

​Stadiumi “Fadil Vokrri” hap dyert për një tjetër ndeshje evropiane

trump kercenon brazilin me tarifa prej 50 per qind 686f6f571a3cc
Lajmi i radhës

Trump kërcënon Brazilin me tarifa prej 50 për qind

Të fundit nga

ShkoLartë