sondazhi shqiptaret mbeshtetesit me te vendosur te nato s 68c8713a8bc41

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

September 15, 2025
1 minut lexim

Qytetarët shqiptarë vijojnë të jenë ndër mbështetësit më të vendosur të Aleancës së NATO-s. Sipas sondazhit më të fundit të NATO Audience Research për tremujorin e dytë të vitit 2025, qytetarët shqiptarë e konsideruar Aleancën e Atlantikut të Veriut si garanci kyçe për sigurinë e vendit.



Referuar shifrave të sondazhit, 91% e shqiptarëve do të votonin për të qëndruar në NATO në një referendum. Kjo shifër është shumë mbi mesataren e vendeve të NATO-s, ku 68% e qytetarëve do të votonin për qëndrim dhe 15% për dalje.

Po ashtu, sipas këtij sondazhi, 63% e shqiptarëve deklarojnë se NATO është shumë e rëndësishme për sigurinë e ardhshme të Shqipërisë, duke konfirmuar angazhimin e fortë të publikut ndaj Aleancës.

67% e shqiptarëve besojnë se vendi i tyre duhet të mbrojë një aleat të NATO-s në rast se ai sulmohet – një tjetër tregues i gatishmërisë për të mbështetur parimin e mbrojtjes kolektive.

78% e qytetarëve shqiptarë besojnë se anëtarësimi në NATO e bën më të pamundur një sulm të huaj ndaj Shqipërisë, duke shënuar edhe një ndër shifrat më të larta në të gjithë Aleancën.

69% e shqiptarëve mbështesin rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, një mbështetje shumë më e lartë se mesatarja e NATO-s (41%). Vetëm 11% janë kundër rritjes së buxhetit ushtarak.

Në të njëjtën linjë, 73% e shqiptarëve kërkojnë rritje të prodhimit të mbrojtjes kombëtare, për të përmirësuar aftësitë ushtarake dhe gatishmërinë, ndërsa vetëm 6% janë kundër.

Lidhur me luftën në Ukrainë, 55% e shqiptarëve mbështesin vazhdimin e ndihmës për Ukrainën. Shqetësimi për mundësinë e një lufte në vendet e NATO-s është ulur ndjeshëm: vetëm 65% e shqiptarëve ndihen të shqetësuar për këtë.

Shqiptarët vazhdojnë të jenë ndër qytetarët më besnikë ndaj NATO-s, duke treguar një nivel të lartë të ndërgjegjësimit për sigurinë dhe përkushtim ndaj vlerave të mbrojtjes kolektive. Ndërsa sfidat ndërkombëtare vazhdojnë, sondazhi konfirmon se për shqiptarët, NATO mbetet një garanci e pazëvendësueshme për paqen dhe stabilitetin.

1757964092 409e2f950ee44651b70239c0b1aac2ca

1757964092 9883fcbdfc5b4e00974bc2624129929a

1757964092 0c279c24038c4213b7e7aaf3c5fbdd75

1757964092 52874171a0bc4847b5b81716b3579929

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministri i mbrojtjes italia e papergatitur per nje sulm nga rusia apo vendet e tjera 68c86c7325c17
Lajmi i mëparshëm

Ministri i Mbrojtjes: Italia e papërgatitur për një sulm nga Rusia apo vendet e tjera

ngjarjet e dates 16 shtator 68c87350e76d3
Lajmi i radhës

Ngjarjet e datës 16 shtator

Të fundit nga

ShkoLartë