sondazhi i reuters per trump vleresimi i presidentit amerikan rritet me 2 edhe pas mbylljes se qeverise 68f78fc630eb5

Sondazhi i Reuters për Trump, vlerësimi i presidentit amerikan rritet me 2% edhe pas mbylljes së qeverisë

October 21, 2025
1 minut lexim

Vlerësimi për Donald Trump është rritur me 2%, pavarësisht mbylljes së qeverisë dhe trazirave të pashmangshme në ekonominë amerikane.

Sondazhi i Reuters/Ipsos, i kryer nga 15 deri më 20 tetor, tregon vlerësimin për presidentin në 42%, 2 më shumë se fillimi i muajit. Që nga prilli, vlerësimi i tij është luhatur midis 40% dhe 44%, teksa trendet e fundit që tregojnë mbështetje të qëndrueshme nga zgjedhësit e tij.

Në të kundërt, shumica e amerikanëve fajësojnë republikanët për mbylljen e qeverisë federale, 50% fajësojnë udhëheqjen e partisë në Kongres. Gjithashtu, 43% e të anketuarve i konsiderojnë demokratët përgjegjës për mbylljen.

Mbyllja, e cila është e treta më e gjatë në historinë e SHBA-së, vazhdon për ditën e 21-të, teksa mijëra punonjës federalë janë pezulluar. 20% e të anketuarve janë prekur financiarisht nga situata, ndërsa 40% thanë se njohin dikë që ka përjetuar pasojat.

90% e republikanëve vazhdojnë ta mbështesin Trumpin

Edhe pse kanë kaluar 21 ditë, konflikti politik vazhdon. Republikanët po propozojnë një zgjatje të buxhetit pa rritje të shpenzimeve. Nga ana tjetër, demokratët po bëjnë thirrje për zgjatjen e programeve të sigurimeve shoqërore për familjet më vulnerabël. Që projektligji të miratohet, të paktën shtatë senatorë demokratë duhet ta mbështesin propozimin republikan.

Në të njëjtin sondazh, 72% e amerikanëve pajtohen që subvencionet e sigurimeve shëndetësore duhet të zgjaten, gjë që rrit presionin për të arritur një marrëveshje. Pavarësisht tensionit politik, 90% e republikanëve vazhdojnë ta mbështesin Trumpin, ndërsa 5% e demokratëve duket se e vlerësojnë presidencën e tij.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parlamenti evropian me rezolute kunder shtypjes dhe korrupsionit ne serbi 68f78e14016c8
Lajmi i mëparshëm

​Parlamenti Evropian me rezolutë kundër shtypjes dhe korrupsionit në Serbi

apeli i posacem urdheron nisjen e hetimeve ndaj kryetares se bashkise se lushnjes 68f792e37791d
Lajmi i radhës

Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë