sondazhi i eurobarometrit per besimin te be shqiptaret te paret ne rajon per mbeshtetjen drejt anetaresimit serbet te fundit 68b74aa59e836

Sondazhi i eurobarometrit për besimin te BE, shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen drejt anëtarësimit, serbët të fundit

September 2, 2025
1 minut lexim

Shumica e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të unionit, tregon sondazhi më i ri i Eurobarometrit, sipas të cilit, mbështetja për anëtarësim në Shqipëri është më e larta në Ballkan, me 91%.

Sipas sondazhit të Eurobarometrit, mbështetja e integrimit është dukshëm i lartë në Shqipëri, ashtu si dhe besimi tek unioni, pasi qytetarët vlerësojnë ndihmën për zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj korrupsionit. Pas shqiptarëve, anëtarësimin në Bashkimin Evropian e mbështesin qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me 69%.

Në të dyja vendet fqinje, qytetarët shohin përfitime si rritja e cilësisë së jetesës dhe hapja e kufijve. Po ashtu, 56% e të anketuarve besojnë se vendi i tyre do të përfitonte nga zgjerimi i ardhshëm. Mbështetja është veçanërisht e lartë në mesin e të rinjve, ku rreth 2/3 e qytetarëve të moshës 15 deri në 39 vjeç besojnë se vendet kandidate apo potenciale duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian sapo të përmbushin kushtet e nevojshme.

Megjithatë, qytetarët kanë edhe shqetësime, kryesisht lidhur me migracionin, korrupsionin, krimin dhe koston financiare të zgjerimit. Sondazhi është realizuar në periudhën shkurt-mars 2025, me pjesëmarrjen e mbi 26,300 qytetarëve nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

Sondazhe të ngjashme janë zhvilluar edhe në vendet kandidate, si Shqipëria, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Gjeorgji, Moldavi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Ukrainë, ku janë intervistuar 1000 qytetarë për secilin vend. Në Serbi, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është më e ulëta në rajon, me vetëm 33%, duke reflektuar shqetësime politike dhe mungesë besimi ndaj unionit.

Në përgjithësi, sondazhi tregon se imazhi i Bashkimit Evropian është më pozitiv në Ballkanin Perëndimor, sesa në vendet e Evropës lindore, me përjashtim të Serbisë.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

diplomati indonezian ne peru qellohet jashte shtepise se tij 68b748f698afb
Lajmi i mëparshëm

Diplomati indonezian në Peru qëllohet jashtë shtëpisë së tij

lirimi i hapesirave publike rama atyre qe shqetesohen per karriget u them 68b74db454a71
Lajmi i radhës

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë