Aktorja kolumbiane Sofia Vergara ka qenë ndër emrat e njohur që morën pjesë në mbrëmjen prestigjioze të LACMA Art+Film Gala 2026, e mbajtur në Los Angeles.
Ylli i serialit “Modern Family” ndau me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga festa, duke publikuar fotografi me mbishkrimin “Ready pal party”, të shoqëruar me emoji festive.
Në këtë paraqitje, Sofia zgjodhi një fustan të zi me dantellë dhe dekolte të theksuar, duke vënë në pah stilin e saj karakteristik dhe elegancën që e shoqëron në eventet e rëndësishme.

Aktorja 54-vjeçare ishte ndër personazhet e njohura që morën pjesë në edicionin e 15-të të kësaj ngjarjeje, e cila këtë vit nderoi artisten Vija Celmins dhe regjisorin Denis Villeneuve.
Sofia vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në botën e spektaklit dhe modës, ndërsa paraqitjet e saj në tapetin e kuq dhe në rrjetet sociale marrin gjithmonë vëmendje të veçantë.

Burimi: botasot.info

