sofia vergara shkelqen me paraqitjen e saj ne bregdetin italian 6a529fe08d0c3

Sofia Vergara shkëlqen me paraqitjen e saj në bregdetin italian

July 11, 2026
1 minut lexim

Sofia Vergara ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, pasi publikoi një fotografi me bikini nga pushimet në Itali, ku po feston ditëlindjen në shoqërinë e familjarëve dhe miqve të afërt.

Ylli i serialit Modern Family pozoi mbi një varkë pranë bregdetit italian, e veshur me bikini të kuqe, duke vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar.

Me flokët e lëshuara në valë dhe një grim natyral, aktorja mori komplimente të shumta nga fansat, shkruan DailyMail.

Krahas fotografisë, Vergara falënderoi ndjekësit për urimet që mori në ditëlindje. “Shumë e lumtur për gjithë dashurinë tuaj dje! Ishte ditëlindja më e mirë ndonjëherë! Dhe faleminderit Itali për të gjitha 300 tortat e mia! 54 është një numër i mirë!”, shkroi ajo.

Image

Aktorja ka folur edhe më herët për stilin e saj të jetesës, duke treguar se përpiqet të ruajë ekuilibrin mes ushtrimeve fizike dhe ushqimit.

Në një intervistë të mëparshme për Shape, ajo tha me humor se motoja e saj është: “Pa dhimbje, pa tortë!”, ndërsa ka theksuar se kujdeset për gjumin, nuk pi duhan dhe konsumon alkool me masë, edhe pse e pranon se e ka të vështirë t’i rezistojë ëmbëlsirave.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjike ne itali u fut ne lume per te shpetuar djalin e tij 38 vjecari merret nga rryma e ujit dhe humb jeten 6a529f10403a6
Lajmi i mëparshëm

Tragjike në Itali/ U fut në lumë për të shpëtuar djalin e tij, 38-vjeçari merret nga rryma e ujit dhe humb jetën

pdsh ja zgjidhi udheheqesit e departamenteve dhe kryetaret e komisioneve te partise 6a52a3d1a7201
Lajmi i radhës

PDSh-ja zgjidhi udhëheqësit e departamenteve dhe kryetarët e komisioneve të partisë

Të fundit nga

ShkoLartë