sociologet rastet e vrasjeve jane kthyer ne fenomen shqetesues 690e4ae0aa153

Sociologët: Rastet e vrasjeve janë kthyer në fenomen shqetësues

November 7, 2025
1 minut lexim

Të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës u raportua një vrasje e dyfishtë, ku viktima mbetën dy vëllezër, Naim dhe Driton Morina. Ata u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga dhëndri i tyre, i dyshuari Astrit Isufi, tashmë i arrestuar nga autoritetet policore.

Ngjarje të tilla tragjike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Kosovë. Sipas sociologes Bukurije Rrustemi, rastet e vrasjeve janë kthyer në fenomen shqetësues shoqëror.

“Shumica e vrasjeve ndodhin për motive të ulëta. Një pjesë e madhe e autorëve janë recidivistë, pra persona që kanë kryer më parë vepra penale. Faktorë të tjerë ndikues janë edhe problemet ekonomike, sociale, si dhe numri i madh i armëve ilegale që ndodhen ende në duart e qytetarëve,” ka thënë Rrustemi.

Edhe sociologë të tjerë theksojnë se institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masa parandaluese më efektive për raste të tilla.

“Kemi problem serioz me mungesën e mekanizmave parandaluese. Duhet të përmirësohen mekanizmat e drejtësisë, duke filluar nga legjislacioni, qendrat korrektuese, si dhe programet e rehabilitimit e risocializimit të recidivistëve që lirohen në shoqëri. Për më tepër, dhuna po shndërrohet në normë dhe vlerë, duke u përdorur si mënyrë për zgjidhjen e konflikteve,” ka thënë sociologu Genc Xërxa.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë periudhës janar-gusht në Kosovë kanë ndodhur 12 vrasje.

Ndërkaq, në baza vjetore Policia e Kosovës thekson se konfiskon deri në 1,500 armë ilegale të llojeve të ndryshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prishtina mburret me talentet 690e4ad48d44b
Lajmi i mëparshëm

Prishtina mburret me talentet 

mediat sociale danimarka merr vendim per femijet nen 15 vjec 690e4bae9884a
Lajmi i radhës

​Mediat sociale, Danimarka merr vendim për fëmijët nën 15-vjeç

Të fundit nga

Samsung po përgatit “baterinë e ëndrrave”

Samsung, sipas mediave të huaja të teknologjisë, po punon në një teknologji të re të baterive që mund të çojë drejt krijimit të baterive me kapacitet shumë të madh për telefonat inteligjentë.
ShkoLartë