socialistet evropiane do ta perjashtojne partine e kryeministrit sllovak 68c9a1d41f0d0

Socialistët evropianë do ta përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

September 16, 2025
1 minut lexim

Partia e Socialistëve Evropianë ka votuar për përjashtimin e përhershëm të partisë sllovake Smer, e cila drejtohet nga kryeministri Robert Fico, sipas katër zyrtarëve të njohur me vendimin.

Udhëheqësia e Partisë së Socialistëve Evropianë mori një vendim unanim në një takim të enjten e kaluar, thanë për Politico zyrtarë të cilëve u është garantuar anonimiteti për të folur lirshëm mbi diskutimet e brendshme.

Ky vendim duhet të ratifikohet në një takim që do të mbahet në Amsterdam midis 16 dhe 18 tetorit.

Ky vendim vjen pasi Fico vizitoi Pekinin në fillim të shtatorit dhe u takua me presidentin kinez, Xi Jinping dhe presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Anëtarësimi i partisë Smer në socialistët evropianë ishte pezulluar në tetor të vitit 2023, pasi Fico hyri në një koalicion me Partinë Kombëtare Sllovake (SNS).

Kohët e fundit, Fico ka pasur gjithnjë e më shumë përplasje me socialistët evropianë, duke ngadalësuar miratimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Për më tepër, ai është akuzuar për minimin e sundimit të ligjit në Bratislavë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apeli i gjkko e rikthen ne qeli vangjush dako perfundon ne spital pas vendimit 68c9a164254af
Lajmi i mëparshëm

Apeli i GJKKO e rikthen në qeli, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit

duhet te mesohemi te mbeshtetemi tek vetja netanyahu vitet e ardhshme do te jene te veshtira 68c9a38603233
Lajmi i radhës

“Duhet të mësohemi të mbështetemi tek vetja”, Netanyahu: Vitet e ardhshme do të jenë të vështira

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë