snopce buxheti pa mjete per perfaqesim te drejte eshte kthim pas para marreveshjes se ohrit 691f4fd43fec2

Snopçe: Buxheti pa mjete për përfaqësim të drejtë është kthim pas para Marrëveshjes së Ohrit

November 20, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 nëntor – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, në të cilin për herë të parë nuk janë parashikuar mjete financiare për kategorinë e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë, një obligim kushtetues dhe një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit.

Gjatë debatit parlamentar, Snopçe njoftoi se grupi i deputetëve të ASH-së kishte propozuar një amendament për të siguruar financimin e kësaj kategorie, por amendamenti u refuzua nga përfaqësuesit e qeverisë dhe shumica parlamentare. Si rezultat, fondi për përfaqësim të drejtë ka mbetur me zero denarë.

“Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Çfarë porosie dëshiron të dërgojë qeveria me mosparashikimin e mjeteve për këtë kategori?”, u shpreh Snopçe, duke paralajmëruar se ky veprim vjen pas heqjes së balansuesit dhe mosmiratimit të ligjit të premtuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, që duhej të ishte miratuar para një viti.

Deputeti i ASH-së theksoi se tashmë ekzistojnë dhjetëra raste të diskriminimit në institucionet shtetërore si rezultat i mosrespektimit të parimit të përfaqësimit të drejtë. Ai shtroi pyetjen nëse qeveria po synon të rikthejë vendin në periudhën para konfliktit të vitit 2001 dhe para Marrëveshjes së Ohrit.

“Në vend që të ecim përpara dhe të garantojmë të drejtat e qytetarëve, po shohim tendenca për t’i reduktuar ato. Kjo është tejet e rrezikshme për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror”, deklaroi Snopçe.

Ai theksoi se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të insistojë që përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë të mbetet parim i pacënueshëm, i garantuar me ligj dhe me buxhet.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita boterore e femijeve kryeparlamentari gashi te punojme qe cdo femije te rritet i mbrojtur i barabarte dhe me mundesi te verteta 691f48b75a543
Lajmi i mëparshëm

Dita Botërore e Fëmijëve, kryeparlamentari Gashi: Të punojmë që çdo fëmijë të rritet i mbrojtur, i barabartë dhe me mundësi të vërteta

neser ne tirane hapet samiti i planit te rritjes 691f51d80d259
Lajmi i radhës

Nesër në Tiranë hapet Samiti i `Planit të Rritjes`

Të fundit nga

ShkoLartë