abdixhiku dhe hoti

“S’mund të ketë votëbesim”: E shtuna e LDK-së, Hoti e mban për fjale “si ligj” Abdixhikun se është dorëhequr

January 29, 2026
1 minut lexim

Lumir Abdixhiku “është dorëhequr” nga posti i drejtuesit të partisë dhe kjo është punë e kryer për Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili synon ta merr drejtimin e partisë. Lëkundjet kuptimore mes “ofrim të dorëheqjes” dhe “votëbesim” Hoti s’i sheh më të kenë domethënie, dhe për këtë thirret në Statutin e LDK-së. Më 31 janar kur 355 delegatë të kësaj partie do të mblidhen në organin më të lartë vendimmarrës të LDK-së, sipas Hotit, ata veçse do të njoftohet për dorëheqjen e Abdixhikut, por jo edhe ta votëbesojnë apo mosbesojnë. Kështu, tha Hoti, është çka përcakton Statuti i LDK-së dhe ata që e interpretojnë ndryshe e interpretojnë gabimisht – përveç se, për më tepër, është edhe standard i vendosur në 2021’ën me dorëheqjen e Isa Mustafës. Hoti do drejtimin e partisë dhe për këtë thotë se është i duhuri dhe ka përvojë 20 vjeçare në këtë subjekt politik.

“Nuk mund të shkohet me votëbesim sepse është dhënë dorëheqja”, tha Hoti në “Rubikon” të Klan Kosovës, duke shtuar se “fjala publike për zyrtarin publik është ligj është obligim”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dj gimbo flet per pjesemarrjen e gjestit ne bbva rrija zgjuar derisa flinte ai 697b4704a3488
Lajmi i mëparshëm

DJ Gimbo flet për pjesëmarrjen e Gjestit në BBVA: Rrija zgjuar derisa flinte ai

dimal basha.jpg
Lajmi i radhës

VV-së nuk i pëlqen aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin, reagimi i Bashës konsiderohet problematik

Të fundit nga

ShkoLartë