sllovakia miraton ligjin qe njeh vetem dy gjini dhe kufizon adoptimin 68d70f03dba34

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

September 27, 2025
1 minut lexim

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC.



Ndryshimi ligjor, i cili u miratua me një votim në parlament, gjithashtu kufizon adoptimin vetëm për çiftet heteroseksuale të martuara dhe ndalon shtatzënitë surrogate.

Kritikët, përfshirë ”Amnesty International”, kanë paralajmëruar se ndryshimi do ta bënte jetën më të vështirë për personat LGBT, duke thënë se e afron sistemin ligjor të vendit me qeverinë joliberale të Hungarisë ose Rusinë e Putinit.

Mbështetja e amendamentit nga parlamenti erdhi si një surprizë për vëzhguesit, madje edhe kryeministri pranoi se mund të mos miratohej.

Qeveria e Ficos – një koalicion partish populiste, të majta dhe nacionaliste – kishte nevojë për të paktën 90 vota në Këshillin Kombëtar Sllovak me 150 vende për të ndryshuar kushtetutën, por realisht kontrollon vetëm 78 vende.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

forbes global properties ne shqiperi rama jemi kthyer ne destinacion terheqes 68d70dd2e46b5
Lajmi i mëparshëm

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

hyseni fryma e fitores se madhe te ldk se po ndjehet gjithandej llapit e gollakut 68d70ff08e3d0
Lajmi i radhës

Hyseni: Fryma e fitores së madhe të LDK-së po ndjehet gjithandej Llapit e Gollakut

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë