sllaveski tre bankat me te medha paralajmeruan ulje te tarifave per sherbimet e pagesave 68873b97607d4

Sllaveski: Tre bankat më të mëdha paralajmëruan ulje të tarifave për shërbimet e pagesave

July 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 korrik – Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski paralajmëron se tre bankat më të mëdha në vend së shpejti do të publikojnë plane të reja tarifore për shërbimet e pagesave. Në një intervistë për emisionin “Triling”, ai shpreh pritjet e tij se bankat e tjera do ta ndjekin këtë shembull.

Kjo vjen pas dialogut që Banka Popullore e zhvilloi me sektorin bankar për të avancuar qasjen e qytetarëve në shërbime më efikase dhe më të kapshme.

“Ndërhyrja jonë në SIBPM ka liruar një sasi të konsiderueshme fondesh për bankat dhe ka ulur kostot e tyre operative. Me këtë është krijuar hapësirë për transferimin e një pjese të këtyre kursimeve te klientët, përmes uljes së tarifave – diçka që tashmë po e shohim si rezultat”, ka thënë guvernatori Sllaveski për “Triling”.

Ai thekson se Banka Popullore, megjithëse është rregullator, zhvillon dialog të vazhdueshëm me sektorin bankar dhe vepron si partner me qëllim avancimin e shërbimeve dhe rritjen e kënaqësisë te shfrytëzuesit.

“Po flasim me bankat për të shkuar një hap më tej – drejt një politike tarifore të arsyeshme dhe shoqërore të përgjegjshme. Nuk është vetëm në interes të klientëve, por edhe bankave, të cilat përmes lëvizjeve të tilla forcojnë imazhin e tyre dhe besimin tek publiku”, thotë Sllaveski.

Ai pret që bankat e tjera së shpejti ta ndjekin shembullin e tre bankave më të mëdha në vend.

“Banka Popullore edhe në të ardhmen do të jetë e përkushtuar në krijimin e një kornize rregullatore që do të nxisë zhvillimin e shërbimeve financiare cilësore dhe efikase në dispozicion të të gjithë qytetarëve dhe kompanive në vend”, thonë nga Banka qendrore.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi shmang vettingun sepse e gjithe udheheqja do te duhej te shkonte ne pension politik 6887366ae6806
Lajmi i mëparshëm

BDI shmang vettingun sepse e gjithë udhëheqja do të duhej të shkonte në pension politik

abuzimi me tenderin 2 2 milione euro kreu i kpp jonaid myzyri paraqitet ne apelin e gjkko kerkon heqjen e mases se pezullimit nga detyra 688744f0ef325
Lajmi i radhës

Abuzimi me tenderin 2.2 milionë euro, kreu i KPP, Jonaid Myzyri paraqitet në Apelin e GJKKO, kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë