sllaveski tre bankat e medha njoftojne uljen e tarifave per qytetaret dhe kompanite 68948181af57c

Sllaveski: Tre bankat e mëdha njoftojnë uljen e tarifave për qytetarët dhe kompanitë

August 7, 2025
1 minut lexim

Iniciativa e Bankës Popullore për uljen e tarifave për përdorimin e shërbimeve të pagesave ka filluar të japë rezultatet e para. Në fillim të këtij muaji, tre bankat e mëdha dhe një bankë e mesme njoftuan se po ulin tarifat për qytetarët dhe kompanitë, deklaroi guvernatori Trajko Sllaveski.

Siç tha ai në konferencën për shtyp, kjo pritet edhe nga bankat e tjera të mesme dhe të vogla.

Sipas Sllaveskit, uljet janë veçanërisht të rëndësishme për kryerjen e pagesave të klientëve përmes sistemeve interne të bankave, si dhe përmes sistemeve pagesore ku pagesat realizohen midis bankave në kohë reale gjatë gjithë ditës.

“Bankat gjithnjë e më shumë fillojnë të ofrojnë pagesa falas që iniciohen përmes bankave elektronike dhe mobile dhe realizohen në sistemet e tyre interne. Po vërejmë një korrigjim në rënie të shumës së tarifave në njërën nga bankat dhe tërheqjen e parave të gatshme në sportelet e bankës si dhe për shërbime të tjera që lidhen me pagesat rreth parave të gatshme, kopjet e dokumentacionit dhe lëshimin e faturave”, ka thënë guvernatori.

Ai paralajmëroi se Banka Popullore do të ngrejë iniciativë për ndryshim në zgjidhjen ligjore për llogarinë e pagesave me funksione bazë me çka do të mundësohet përdorimi i saj më i gjerë nga qytetarët për të kryer pagesa në të gjitha bankat.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fillon numerimi mbrapsht afatet listat dhe gati 10 milione euro per zgjedhjet lokale 6894817d34d6e
Lajmi i mëparshëm

Fillon numërimi mbrapsht: Afatet, listat dhe gati 10 milionë euro për zgjedhjet lokale

i denuar ne maqedoni per plagosje arrestohet ne piken kufitare te bllates 28 vjecari 689490044e76e
Lajmi i radhës

I dënuar në Maqedoni për plagosje, arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës 28-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë