zejdi

Skender Rexhepi – Zejd: Këto zgjedhje janë referendum për përmbysjen e kësaj qeverisje antishqiptare

September 28, 2025
1 minut lexim

Në konventën promovuese të AKI-së, Zejd Rexhepi, kandidat për Qytetin e Shkupit dhe lider i partisë Populli tha se gjithmonë shqiptarët kanë ditur që të rreshtohen në anën e duhur të historisë.

“Andaj kur i shoh kështu, në këto zgjedhje, edhe pse janë lokale, kanë interes të mbindërtimit dhe krijimit të kushteve më të mira për komunat tona, por këto zgjedhje janë edhe referendum për përmbysjen e kësaj qeverisje antishqiptare”, tha Zejd Rexhepi.

Zejd Rexhepi tha se edhe kjo qeveri do të zgjate 18 muaj, po aq sa qeveria VMRO-DPMNE- PDSH gjatë vitit 2006.
Rexhepi, tha se heronjtë e kombit shqiptarë janë ata të cilët do ta sjellin ndryshimin e madh më 19 tetor.

“Sepse ju dëshmoni se çështjet kombëtare do të marrin kahje ashtu siç dëshirojmë ne. AKI, bartësit e saj ja kemi dhënë obligim vetes që ta krijojmë një derë të madhe të cilën do ua sjellim gjithë qytetarëve dhe shqiptarëve, që ta shihni dallimin e ndryshimit”, tha Zejd Rexhepi, duke thënë se nuk do të shkelet më kushtetuta, marrëveshja e Ohrit, përbuzja e gjuhës shqipe.

“Po, AKI-së, po krenarisë tonë dinjiteti tonë kombëtar, po mbrojtjes së kushtetutës, MO-së, gjuhës shqipe, përfaqësimit të drejtë dhe etnik”, tha mes tjerash Zejd Rexhepi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qyra zeri i qytetareve eshte forca me e madhe per ndryshim ne ladorishte dhe struge 68d97ffe8baea
Lajmi i mëparshëm

Qyra: Zëri i qytetarëve është forca më e madhe për ndryshim në Ladorishtë dhe Strugë

mexhiti cairi po hyn ne nje epoke te re zhvillimi 68d98d1374ba7
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi po hyn në një epokë të re zhvillimi

Të fundit nga

ShkoLartë