skemi qene te ndare takimet e salianjit me demokratet boci partia ka nevoje per ambicie dhe analize 693761347fc5f

“S’kemi qenë të ndarë!”- Takimet e Salianjit me demokratët, Boçi: Partia ka nevojë për ambicie dhe analizë!

December 9, 2025
min lexim

Deputeti Luçiano Boçi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku emra si Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti dhe figura të tjera, po konsiderohen si një grupim për “ringritjen e PD-së”.

I fruar në News 24, Boçi tha PD ka nevojë për ambicie dhe veprim të brendshëm politik, por nënvizoi se iniciativa të tilla janë të dobishme vetëm nëse mbështeten te komunikimi dhe analiza e brendshme.

“Partia ka nevojë për aksion politik edhe të brendshëm, për ego, për ambicie, një parti pa ambicie është e destinuar të shkrihet. Të fikët. Ka nevojë për grint që siç e ka Auloni, për përvojën politike të atyre që  e kanë dhe që e transmetojnë këtë përvojë. Të gjitha këto, e ndihmojnë në atë pjesën që duhet të organizohet. çështja është e qasjes, e arsyes së bashkimit. Dhe në momentin që kërkohet që vërtetë të ketë analizë, komunikim, angazhim, duhet sepse e rigjeneron partinë. Nuk e di nëse është axhendë e tyte, nuk mund të paragjykoj njeri. Nëse e mbajnë në këtë nivel komunikimi, ajo është pjesë e një veprimi politike brenda partisë”, tha ai.

Boçi shtoi se PD nuk mund të përballojë humbje të reja në këtë fazë të brishtë politike.

“PD nuk ka luks të humbasë njerëz në këtë situatë. Momenumi politik duket gjykuar, kur je në një betejë të perënduar, nuk mund të zhvendosësh regjimin politik, sepse nga jashtë je sjellë brenda, dhe momentumi përcakton shkallën e drejtësisë të tezës që t’i mbron”, tha ai.

Luçiano Boçi: Ne bashkë kemi qenë, te PD-ja jemi bashkë. Nuk kemi qenë të ndarë. PD na bën bashkë, na bëjnë parimet… E kam thënë dhe e përsëris, oportunizmi e vdes një parti. Partia ka nevojë për aksion politik edhe të brendshëm, për ego, për ambicie, një parti pa ambicie është e destinuar të shkrihet. Të fikët. Ka nevojë për grint që siç e ka Auloni, për përvojën politike të atyre që  e kanë dhe që e transmetojnë këtë përvojë. Të gjitha këto, e ndihmojnë në atë pjesën që duhet të organizohet. çështja është e qasjes, e arsyes së bashkimit.

Dhe në momentin që kërkohet që vërtetë të ketë analizë, komunikim, angazhim, duhet sepse e rigjeneron partinë. Nuk e di nëse është axhendë e tyte, nuk mund të paragjykoj njeri. Nëse e mbajnë në këtë nivel komunikimi, ajo është pjesë e një veprimi politike brenda partisë, por për ta shprehur këtë, një qëllim të mirë, ka shumë elementë. Në radhë të parë, e drejta morale. Se në politikë duhet të ecësh me të drejtë morale dhe politike… Po është edhe gjetja e kohës dhe momentit. E drejta është shumë delikate, kur kalon masën behet e padrejtë. Koha, momenti, momentumi politik është i rëndësishëm.

Në momentin që shprehet se kjo është për riorganizimit, komunikimit të partisë, është e pranueshme, por ka një gjë, këtë lloj teze, kur s’ke tezë politike por organizative, e mban brenda partisë. Çështjet e organizmit bëhen brenda PD-së, nëse përcaktohen qëllime të tjera, ta thonë që ne ta dimë. PD nuk ka luks të humbasë njerëz në këtë situatë. Momenumi politik duket gjykuar, kur je në një betejë të perënduar, nuk mund të zhvendosësh regjimin politik, sepse nga jashtë je sjellë brenda, dhe momentumi përcakton shkallën e drejtësisë të tezës që t’i mbron.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagimi i klodit kur kuptoi pelqimin nga elijona e du si 69374e937a3af
Lajmi i mëparshëm

Reagimi i Klodit, kur kuptoi pëlqimin nga Elijona: E du si…

dy persona denohen me burg pas shantazhit ndaj heung min son 69376194a5139
Lajmi i radhës

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min Son

Të fundit nga

ShkoLartë