skandali qatargate pe i heq imunitetin eurodeputetes italiane alessandra moretti 6942b9a3c1782

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

December 17, 2025
1 minut lexim

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti, në kuadër të hetimeve për skandalin “Qatargate”.



Me 497 vota pro, 139 kundër dhe 15 abstenime, salla plenare e Strasburgut miratoi vendimin e Komisionit Juridik të Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit të Moretti-t, të marrë më 3 dhjetor.

Ndërkohë, Parlamenti votoi në favor të mbrojtjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten tjetër të Pd-së, Elisabetta Gualmini.

“Jam e zhgënjyer sepse elementët mbi të cilët bazohej kërkesa ishin hedhur poshtë prej meje tashmë me dokumente, dhe vazhdoj të mendoj se votimi nuk u fokusua aq te përmbajtja e kërkesës, por u ndikua nga strategji dhe interesa politiko-elektorale”, deklaroi për ANSA eurodeputetja Alessandra Moretti.

“Ashpresoj të dëgjohem nga prokuroria sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’u mbrojtur nga akuzat”, theksoi ajo, duke falënderuar grupin e saj politik dhe “shumë kolegë nga të gjitha partitë për mbështetjen”.

Do të vazhdoj të bëj punën time me kokën lart”, përfundoi Moretti.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

STOILKOVIQ
Lajmi i mëparshëm

Takimi Stoilkoviq – Berisha: Vizion i përbashkët për bashkëpunim gjithëpërfshirës ndërmjet RMV-së dhe Republikës së Serbisë

pdk dhe ldk drejt koalicionit ne kacanik zyrtarizimi pritet neser 6942ba6e73ec3
Lajmi i radhës

PDK dhe LDK drejt koalicionit në Kaçanik, zyrtarizimi pritet nesër

Të fundit nga

ShkoLartë