skandali ne itali turistet paguan mijera paund per te qelluar me snajper ne rrethimin e sarajeves 6914ab38290e4

Skandali në Itali/ Turistët paguan mijëra paund për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës

November 12, 2025
1 minut lexim

Prokurorët në Milano kanë çelur një hetim ndaj disa turistëve të pasur italianë, të cilët dyshohet se kanë paguar deri në 70 mijë paund për një “safari njerëzor” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, e madje, gazeta e njohur britanike pretendon se për vrasjen e fëmijëve, kishte tarifa shtesë.

Ky “turizëm snajperistësh”, sipas Daily Mail, pretendohet të ketë ndodhur gjatë Luftës së Bosnjës, kur mes viteve viteve 1992 dhe 1996, vetëm në Sarajevë u vranë mbi 10,000 vetë nga bombardimet dhe zjarri i snajperëve. Rrethimi i saj konsiderohet më i gjati i një kryeqyteti në historinë e luftrave moderneve. Turistët, që mendohet të kenë pasur lidhje me qarqet e ekstremit të djathtë, mund të kenë paguar sipas hetuesve anëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës për udhëtime fundjave në qytetin e rrethuar, ku kanë marrë pjesë në masakrën e banorëve thjesht për kënaqësi.

Prokurorët thonë se kanë fluturuar nga Trieste në Beograd me linjën ajrore serbe Aviogenex për t’u kthyer në “snajperistë fundjave’ ku për t`iu bashkuar rrethimin e përgjakshëm, kanë ofruar 70,000 deri në 88,000 paund, teksa spanjollja El Pais shkruan edhe ajo se vrasja e fëmijëve kushtonte më shumë.

Hetimi nis mbi bazën e një padie ligjore prej 17 faqesh e paraqitur nga shkrimtari dhe gazetari me bazë në Milano Ezio Gavazzeni, me mbështetjen e ish-magjistratit Guido Salvini dhe Benjamina Karic, kryebashkiake e Sarajevës nga viti 2021 deri në vitin 2024.

Akuzat dolën në dritë në dokumentarin e vitit 2022 ‘Sarajevo Safari’ nga regjisori slloven Miran Zupanic, i cili grumbulloi dëshmi rreth mundësisë që italianët e pasur dhe shtetas të kombësive të tjera të kishin dhënë para me qëllimin të udhëtonin drejt Sarajevës për të qëlluar banorët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1762961419972
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Fillon ndërtimi i “Mega Parkut” në bulevardin Hristijan Todorovski-Karposh (FOTO)

publikohen mesazhet private te jeffrey epstein trump permendet disa here ne email e 6914ace888d0c
Lajmi i radhës

Publikohen mesazhet private të Jeffrey Epstein, Trump përmendet disa herë në email-e

Të fundit nga

ShkoLartë