skandalet e ballukut dorian teliti mazhoranca duhej te ishte terhequr te kemi nje qeveri teknike te majte e te djathte te pakten 6 muaj 694f1c3647614

Skandalet e Ballukut, Dorian Teliti: Mazhoranca duhej të ishte tërhequr! Të kemi një qeveri teknike, të majtë e të djathtë të paktën 6 muaj

December 27, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, u shpreh se pas skandaleve të fundit, përfshirë edhe aferën e lidhur me zv/kryeministren Belinda Balluku, qeveria aktuale duhet të ishte tërhequr nga drejtimi i vendit.

Në deklaratat e tij, Teliti theksoi se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje teknike 6-mujore, të cilën e cilësoi si domosdoshmëri për stabilitetin dhe rikthimin e besimit publik.

Sipas Telitit, Partia Demokratike do të kishte shanse reale për fitore nëse vendi do të drejtohej për një periudhë kalimtare nga një qeveri teknike e përbashkët.

“Në këto kushte, zgjidhja e vetme është tërheqja e qeverisë aktuale dhe hapja e rrugës për një qeveri të përbashkët të gjithë faktorëve politikë shqiptarë, të majtë e të djathtë, si dhe të shoqërisë civile”, deklaroi ai.

Teliti theksoi se një qeverisje e tillë do të krijonte kushtet për procese më të ndershme dhe për rikthimin e normalitetit institucional në vend.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jasmin u eliminua nga big brother vip kosova 4 pritet nje eliminim i dyte 694f09c059ec5
Lajmi i mëparshëm

Jasmin u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 4, pritet një eliminim i dytë

chelsea ndryshon strategji ne merkato 694f1c9369db0
Lajmi i radhës

Chelsea ndryshon strategji në merkato

Të fundit nga

ShkoLartë