skandalet e ballukut arriten kulmin berisha mediat qeveritare anuluan me urdher emisionet per lubine 69133c18c0fbf

“Skandalet e Ballukut arritën kulmin”, Berisha: Mediat qeveritare anuluan me urdhër emisionet për Lubinë!

November 11, 2025
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së në mbarë vendin, ku ka folur me tone të forta në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe mediatike në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë dhe mediat pranë saj për censurimin e skandaleve që, sipas tij, përfshijnë ministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama.

“Në kulmin e skandaleve të Lubisë Balluku dhe Edi Ramës, 90% e mediave qeveritare censuruan dhe nuk dhanë lajme. Shumica e tyre anuluan emisionet e parashikuara për Lubinë me urdhër. Shqiptarët nuk duhet të dëgjojnë gjë për të,” deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se situata aktuale e lirisë së medias dhe mënyra se si trajtohen aferat qeveritare përbëjnë, sipas tij, një dëshmi të qartë të degradimit të demokracisë në vend.

“Cilido që është i interesuar për alfën e realitetit politik shqiptar, që ka nocionet më elementare të diktaturave, e kupton se Shqipëria është një diktaturë e mirëfilltë autoritare,” shtoi kreu i PD-së

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

durmishi vegla te reja digjitale dhe inspektim me i forte per te mbrojtur puntoret 69133a113f17a
Lajmi i mëparshëm

Durmishi: Vegla të reja digjitale dhe inspektim më i fortë për të mbrojtur puntorët

messi presioni eshte ndryshe 69133c76c09e0
Lajmi i radhës

Messi: Presioni është ndryshe

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë