VLEN LOGO GAZETA MK

SKANDAL/ VLEN: Bujar Osmani pranon se është takuar me Gruevskin në Budapest

September 2, 2025
1 minut lexim

Deputetja e VLEN-it, Merita Koxhaxhiku, ka shpërthyer sot me akuza të rënda ndaj kandidatit të BDI-së për Çair, Bujar Osmani, pasi ky i fundit publikisht refuzoi të mohojë se është takuar me ish-kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski, në Budapest.

“Ky është pranim i qartë se Bujar Osmani ka zhvilluar takime me një person të shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të dhe i arratisur nga drejtësia. Si mund të quhen këto takime ‘sekret shtetëror’? A janë raportuar në Prokurorinë Publike dhe në MPB? Apo bëhet fjalë për marrëveshje të fshehta me një kriminel?”, pyeti Koxhaxhiku.

Sipas saj, kjo është edhe një dëshmi tjetër që BDI nuk është parti e reformuar, por një grup interesash që manipulojnë me ndjenjat kombëtare të shqiptarëve për përfitime personale e partiake.

Koxhaxhiku kujtoi se ndihma për arratisjen e Gruevskit dhe ligji për amnisti për Sasho Mijalkovin e klikën e tij, ishin vepra të BDI-së. “Këto janë shenja të qarta të dëshpërimit të një elite të korruptuar që e di se koha e saj po përfundon. BDI ka shndërruar politikën në treg e në biznes, ndërsa shqiptarët i ka bërë peng të marrëveshjeve me të arratisur e kriminelë”, theksoi ajo.

VLEN, sipas Koxhaxhikut, është garanci për transparencë dhe politikë të pastër, në kundërshtim me “hipokrizinë dhe pazaret e fshehta” të BDI-së.

“Qytetarët meritojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie, jo marrëveshje të fshehta me njerëz që e kanë plaçkitur shtetin”, përfundoi Koxhaxhiku.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VETURE
Lajmi i mëparshëm

Sot hyn në fuqi, Rregullore e re për miratimin e automjeteve në Maqedoninë e Veriut

limani viziton llakavicen prezanton investimet ne shkolle dhe infrastrukture 68b6d5930dbf3
Lajmi i radhës

Limani viziton Llakavicën, prezanton investimet në shkollë dhe infrastrukturë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë