skandal ne turqi 19 emrat te famshem te showbiz it nen hetim per lende narkotike 68e68865c08e4

Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

October 8, 2025
1 minut lexim

Autoritetet turke kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur të jetës publike, për përdorim të dyshuar të substancave narkotike, përfshirë emra të njohur të skenës muzikore, televizive dhe rrjeteve sociale.

Në listën e personave në hetim përfshihen këngëtaret Hadise Açıkgöz dhe İrem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tüzünataç, si dhe influencueset Duygu Özaslan dhe Derin Talu.

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit konfirmoi se çështja është hapur mbi bazën e nenit që lidhet me përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese, sipas Kodit Penal të Turqisë.

Aktualisht nuk ka urdhra arresti, por të gjithë personat nën hetim janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për të kryer testime toksikologjike përmes analizave të gjakut.

Operacioni është zhvilluar nga Komanda Provinciale e Xhandarmerisë së Stambollit, e cila i ka shoqëruar personazhet publikë në qendra shëndetësore për marrjen e mostrave të gjakut dhe më pas për marrjen e dëshmive në ambientet e autoriteteve.

Përveç emrave të përmendur më lart, në listë përfshihen edhe: Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yıldırım, Mert Yazıcıoğlu, Metin Akdülger, Ceren Moray, Özge Özpirinçci, Engin Polat, Dilan Polat, Zeynep Meriç Aral, Birce Akalay dhe avokatja Feyza Altun.

Sipas legjislacionit në fuqi në Turqi, përdorimi personal i substancave narkotike nuk dënohet automatikisht me burgim. Në raste të tilla, personi mund të detyrohet të ndjekë trajtim, rehabilitim apo të vendoset në mbikëqyrje provizore, në varësi të vlerësimeve të ekspertëve dhe prokurorisë.

Hetimet janë ende në fazat fillestare dhe do të bazohen kryesisht në rezultatet e analizave toksikologjike dhe vlerësimet ligjore pasuese.

 

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndodh edhe keshtu ish futbollisti i manchester united kerkoi transferimin ne londer agjenti i tij behet chatgpt 68e6876f6700e
Lajmi i mëparshëm

Ndodh edhe kështu/ Ish-futbollisti i Manchester United kërkoi transferimin në Londër, agjenti i tij bëhet… ChatGPT

ra ne radar nje person iu shkakton lendime trupore tre policeve 68e68d9184cea
Lajmi i radhës

Ra në radar, një person iu shkakton lëndime trupore tre policëve

Të fundit nga

ShkoLartë