skandal ne shba ndihmesja e kongresmenit amerikan i jep fund jetes duke u djegur me benzine shperthejne akuzat per lidhje jashtemartesore me shefin e saj 68f7578752b7e

Skandal në SHBA/ Ndihmësja e kongresmenit amerikan i jep fund jetës duke u djegur me benzinë, “shpërthejnë” akuzat për lidhje jashtëmartesore me shefin e saj

October 21, 2025
1 minut lexim

Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore me shefin e saj.

Regina Aviles, 35 vjeç, nëna e një djali tetëvjeçar, i vuri flakën vetes më 13 shtator në oborrin e shtëpisë së saj në Uvalde, duke pësuar djegie të rënda që i morën jetën një ditë më pas në spital.

Sipas burimeve të shumta që folën për “Daily Mail”, Aviles, e cila shërbente si drejtoreshë rajonale e Kongresmenit Tony Gonzales që nga viti 2021, kishte nisur një lidhje romantike me ligjvënësin 43-vjeçar, i martuar dhe baba i gjashtë fëmijëve.

4497f0ac8f8cb7ad55c909f1ecc81cd504532ad3

Zyra e Gonzales nuk e mohoi lidhjen, pavarësisht kërkesave të përsëritura të gazetarëve.

Policia e Uvalde konfirmoi se ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpinë e viktimës, ndërsa pamjet janë dërguar për ekspertizë në laboratorin kriminalistik të Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit.

dfe32b6bdee084b0c24d63595fd79cd0099f144a

Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar të publikojnë thirrjen në 911, raportet policore dhe videot e incidentit, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit që të mbajë materialet të vulosura.

Ky vendim, i pazakontë për hetime të tilla, ka ngritur dyshime për ndikim politik dhe favorizim ndaj Gonzales, një figurë me ndikim në zonën e Uvalde.

a0b79ad0c80e5b4e7fd1d0437639d0c150a62ce3

Aviles, e njohur nga miqtë si “Regi”, ishte e ndarë nga bashkëshorti, Adrian Aviles, por ata vazhdonin të kujdeseshin së bashku për djalin e tyre të vogël.

Ajo ishte një figurë aktive në komunitet dhe shpesh shoqëronte Gonzales në takime publike, përfshirë vizitën e profilit të lartë të Elon Musk në kufirin SHBA-Meksikë në shtator 2023.

Një burim i afërt me familjen tha se bashkëshorti i saj kishte zbuluar lidhjen me Gonzales disa muaj para vdekjes, gjë që kishte çuar në ndarjen e çiftit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e plagosi me arme zjarri kryeministrin e sllovakise 72 vjecari denohet si terrorist 68f755d38f580
Lajmi i mëparshëm

E plagosi me armë zjarri kryeministrin e Sllovakisë, 72-vjecari dënohet si “terrorist”

dore per dore me carla brunin dhe mes duartrokitjeve sarkozy niset drejt burgut 68f75bd7c7d71
Lajmi i radhës

Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut

Të fundit nga

ShkoLartë