skandal ne ekran vjose dhe ti leke publicisti kritikon gjuhen e grida dumes 69735ede00118

Skandal në ekran: ‘Vjosë!’ dhe ‘Ti Lekë! Publicisti kritikon gjuhën e Grida Dumës

January 23, 2026
1 minut lexim

Publicisti Milaim Nela në një postim të tij në Facebook ka kritikuar gazetaren shqiptare Grida Duma për mënyrën se si ka realizuar intervistën me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai thotë se në një mënyrë jo etike, gazetarja Duma i është drejtuar presidentes në emër, Vjosë.

Publicisti Nela përmend edhe intervistën kur e njëjta gazetare i ishte drejtuar edhe Princit të Kurorës Leka II ne emër, Lekë.

Postimi i plotë:

VJOSË….DHE…TI LEKË!

Ndoqa mbrëmë një intervistë që Grida Duma i kishte marrë Presidentes së Kosovës Zj Vjosa Osmani!

Më la një shije shumë të keqe dhe u ndjeva i fyer si shikues që Zj Duma që mbahet edhe si eksperte komunikimi i adresohej në mënyrë jo etike presidentes….Vjosë! …duke injoruar statusin e saj publik si Presidente e Shtetit të Kosovës! Dhe këtë e bëri disa herë!

Ata që e kanë punësuar Grida Dumën a e kanë trajnuar se si duhet të ju drejtohet të intervistuarëve e në veçanti personaliteteve  publike?!

Me sa duket kjo është një sëmundje e Top Channel se edhe një tjetër gazetare që ka dalë po nga kjo fabrikë mediatike i drejtohej pa pikë turpi dhe konsiderate në një intervistë Princit të Kurorës Leka II….Ti Lekë!…!

Image

Pamje nga intervista

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bugatti e riktheu veyronin dhe beri versionin me te cmendur ndonjehere 69735eae7d9dc
Lajmi i mëparshëm

Bugatti e riktheu Veyronin dhe bëri versionin më të çmendur ndonjëherë

armata amerikane drejt iranit trump nis uss abraham lincoln ne gjirin persik 697360bdaefa2
Lajmi i radhës

“Armata” amerikane drejt Iranit, Trump nis USS Abraham Lincoln në Gjirin Persik

Të fundit nga

ShkoLartë