skandal i madh korrupsioni ne kiev pergjimet zbulojne nje sistem kriminal qe prekte kontrata miliona dollareshe njerez te afert me zelenskyn nen hetim 692d9d46cddba

Skandal i madh korrupsioni në Kiev/ Përgjimet zbulojnë një “sistem kriminal” që prekte kontrata miliona dollarëshe, njerëz të afërt me Zelenskyn nën hetim

December 1, 2025
min lexim

Përgjimet telefonike të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit në Ukrainë kanë zbuluar një skemë të gjerë korrupsioni që përfshinte zyrtarë të lartë të qeverisë, biznesmenë të fuqishëm dhe persona të afërt me presidentin Volodymyr Zelensky.

Në qendër të skandalit ndodhet një “sistem kriminal” që dyshohet se kërkonte 10–15% ryshfet nga të gjitha kontratat e kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore Enerhoatom, me një dëm të vlerësuar nga 75 deri në 100 milionë euro, shkruan Corriere della Sera.

Në një prej përgjimeve, biznesmeni Timor Mindich – i konsideruar si një nga korrupsionuesit kryesorë – tregohet duke përshkruar se si transportonte 1.6 milionë dollarë në një kuti me dorezë “si kutitë e laptopëve”, duke e mbajtur në dorë nëpër rrugët e Kievit.

Dialogët telefonikë mes Mindich dhe ministrit të Energjisë, Herman Halushchenko, tregojnë një nivel të lartë mosndëshkueshmërie. Të dy qeshin, flasin me siguri të plotë dhe madje përmendin edhe presidentin Zelensky, pa e ditur se po përgjohej nga ekipi i Inspektores Olena Shcherban.

“Këtë herë e kemi kapur. Kemi arritur deri te rrethi i ngushtë, ‘familja’ e presidentit”, deklaroi Shcherban, duke përshkruar momentin kur hetuesit konfirmuan se skema përfshinte njerëz shumë afër Zelensky-t.

Sipas sipërmarrësve të sektorit të energjisë, pagesat nuk bëheshin gjithmonë me para në dorë. Shpesh përdorej një firmë konsulence për të “legalizuar” ryshfetet. Në raste të tjera, zyrtarët dërgonin kontroll tatimor ndaj një kompanie, dhe gjoba e vendosur ishte dukshëm më e lartë se minimumi, duke u përdorur si mjet presioni për pagesë.

Në një rast tjetër, një donacion humanitar prej 1 milion eurosh për Kishën u shpërdor pothuajse tërësisht në “shpenzime përfaqësimi dhe komunikimi”.

Në qendër të strategjive politike dhe financiare dyshohet të ketë qenë Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Zelensky-t dhe një nga njerëzit më të besuar të presidentit. Prokuroria pretendon se Yermak hartonte taktikat e biznesit, ndërsa Mindich zbatonte tarifat dhe ndërmjetësimet.

Rrethi i tyre i pushtetit mbështetej në dy faktorë:

Ligji i emergjencës së luftës, i cili rriti ndjeshëm kompetencat e ekzekutivit;

Shumica absolute parlamentare prej 254 vendesh, një fuqi politike që asnjë paraardhës i Zelensky-t nuk e kishte pasur.

Shumë figura të larta shtetërore që dyshohet se sfiduan skemën, u zëvendësuan ose u larguan:

Yulia Svyrdenko, kryeministre – në konflikt të hapur me Yermakun.

Gjeneral Valery Zaluzhny, i transferuar në Londër.

Dmytro Kuleba, Ministri i Jashtëm – shkarkuar për “pavarësi të tepruar”.

Oleksandr Kubrakov, ish-zv.kryeministër – i larguar për lidhjet me administratën Biden.

Mykhailo Fedorov, që kërkonte transparencë në biznesin e dronëve – u izolua politikisht.

Në listën e hetuarve përfshihet edhe Rustem Umerov, shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-Ministër i Mbrojtjes.

Një deputet i Radës deklaroi për mediat: “Faji i Zelensky-t ishte se nuk i dëgjoi ata që panë vjedhjet dhe dhanë alarmin.”

Në qershor, zëvendëskryeministri i atëhershëm Oleksy Chernishov u arrestua dhe u lirua me garanci prej 2.9 milionë dollarësh për shitje të tokës publike tek miq të tij. Hetuesit zbuluan se ai merrte para në dorë – në zyrë, në zarfe për t’i dhënë gruas, madje edhe teksa kurohej në një klinikë.

Ironikisht, Chernishov kishte nofkën “Che Guevara”, dhe motoja e tij ishte: “Ia vlen të luftosh vetëm për ato gjëra pa të cilat jeta nuk ia vlen të jetohet.”

Agjencia shënon se në rastin e tij, objekt i “luftës” rezultonin të ishin prokurimet publike, jo idealet.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amerika ultimatum presidentit te venezueles dorehiqu menjehere 692d9b9316f79
Lajmi i mëparshëm

Amerika ultimatum presidentit të Venezuelës: Dorëhiqu menjëherë

papa kerkon shtet palestinez ndryshe konflikti nuk do te zgjidhet kurre 692da189cb73b
Lajmi i radhës

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë