skam marre fletethirrje per 21 janarin balla i pergjigjet berishes koha kur urdhrat e prokurorise nuk zbatoheshin ka perfunduar pergjithmone 691784f554ef2

“S’kam marrë fletëthirrje për ’21 Janarin’”, Balla i përgjigjet Berishës: Koha kur urdhrat e Prokurorisë nuk zbatoheshin, ka përfunduar përgjithmonë

November 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar këtë të fundit për shmangie nga drejtësia.

Berisha tha sot se gjithçka po përdoret për propagandë, ndërsa theksoi se ai nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në lidhje me ngjarjen e 21 janarit.

Në reagimin në rrjetet sociale, Balla u shpreh se “gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë — e vërteta i zbulon vetë”.

Balla iu referua deklaratave të Berishës se nuk ka marrë fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por kjo e fundit sqaroi po sot se ka dërguar në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike dy urdhër-thirrje në lidhje me hetimet që po kryhen për çështjen e 21 Janarit 2011, ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ndërkaq, Balla nënvizoi se procesi gjyqësor për ngjarjet e 21 Janarit, tashmë i rihapur pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përbën “testin e së vërtetës” për drejtësinë shqiptare.

“Koha kur urdhërat e Prokurorisë nuk zbatoheshin ka përfunduar përgjithmonë”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes papritur bodybuilder ja braziliane nje dite pasi kerkoi ndihme ne spital 69177251ae63d
Lajmi i mëparshëm

Vdes papritur ‘bodybuilder-ja’ braziliane, një ditë pasi kërkoi ndihmë në spital

ish ylli i barces mund te denohet me 10 ndeshje ne brazil shkaku i nje postimi 691785565fac3
Lajmi i radhës

Ish-ylli i Barçës mund të dënohet me 10 ndeshje në Brazil, shkaku i një postimi

Të fundit nga

ShkoLartë