ska rendesi fama vesa e detyron mirlindin te lyeje shtepine 6937f75240dd2

S’ka rëndësi fama! Vesa e “detyron” Mirlindin të lyejë shtëpinë

December 9, 2025
1 minut lexim

Jemi mësuar ta shohim duke tmerruar mbrojtësit kundërshtarë në Rusi me Rubin Kazan apo duke shënuar për kuqezinjtë, por Mirlind Daku paska edhe talente të fshehura që nuk kanë lidhje me topin e futbollit.

Duket se jeta private po shkon “vaj” për çiftin e shumëpërfolur, Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku, aq sa futbollisti nuk e ka problem të përveshë mëngët dhe të kapë furçën e bojës për hir të partneres.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka ndarë pak më parë një moment epik në Instagram, ku shfaq partnerin e saj duke lyer muret e shtëpisë. Në foto, Daku shihet i veshur sportiv, i përqendruar maksimalisht te puna me rul në dorë, krah babait të Vesës.

Me humorin që e karakterizon, Vesa e ka shoqëruar foton me përshkrimin: “Biznes i ri u hap”, duke etiketuar babanë e saj dhe futbollistin, shoqëruar me emoji duke qeshur.

Ky postim vjen si një dëshmi e lezetshme se pavarësisht famës, kontratave milionere dhe golave në stadiumet e mbushura plot, kur vjen puna te shtëpia (dhe te vjehrri), Mirlindi është “ushtar” i bindur.

Çifti, të cilët së fundmi janë përfolur shumë për zyrtarizimin e romancës dhe madje edhe për pritje të ëmbël, duket se po shijojnë çdo moment të bashkëjetesës—përfshirë edhe ato më të lodhshmet e renovimeve. Mbetet për t’u parë nëse Daku është po aq i saktë me bojën sa ç’është para portës!.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama betohet si kryetar i prishtines 6937f6304bd15
Lajmi i mëparshëm

​Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Të fundit nga

​Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Përparim Rama është betuar si kryetar i Prishtinës në seancën e sotme inauguruese. Rama para të pranishmeve tha se do t’i kryej detyrat me nder dhe përgjegjësi. “Unë Përparim Rama, betohem se
ShkoLartë