ska qarkullim te autobuseve ne prishtine pa u alokuar parate protestuesit kembengulin te dalin mjetet 692d6a2eaa76a

S’ka qarkullim të autobusëve në Prishtinë pa u alokuar paratë, protestuesit këmbëngulin të dalin mjetet

December 1, 2025
1 minut lexim

S’ka qarkullim të autobusëve në Prishtinë pa u alokuar paratë, protestuesit këmbëngulin të dalin mjetet Prishtina do të vazhdojë ta ketë të bllokuar qarkullimin e autobusëve deri kur të alokohen mjetet në llogaritë e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe atyre të operatorëve privatë.

Elmi Gashi nga “Trafiku Urban” ka thënë se posa të bëhet bartja e parave, ata menjëherë do të dalin në punë, ku siç tha ai i duhen 30 minuta kohë për tu përgatitur.

“Protesta vazhdon dhe sot edhe tutje deri në alokimin e mjeteve borxh që detyrohet komuna të lshyjë borxhet ndaj ‘Trafikut Urban’ dhe operatorëve privatë. Vendimi që është marrë ditën e enjte për bartjen e të hyrave vetanake për vitin 2024 në vitin 2025 që arrin vlera 28 milionë është dërguar nga Komuna te Ministria e Financave. Po presim nga Ministria e Financave për të kthyer këtë vendim me pozitivitet për ne…shpresojmë që sot ose nesër mos po reflektojnë. Në momentin që alokohen paratë ne dalim në punë, gjysmë ore na duhet kohë për tu kthyer në normalitet”, tha ai.

Edhe kryetari i shoqatës së transportit privatë, Izet Smajli ka shprehur keqardhjen ndaj qytetarëve të cilët përdorin transportin publik dhe privat.

“Ne si kompani private që gjashtë muaj nuk kemi marrë rroga. Për muajin shtator i kanë paguar por jo edhe pesë mua. Komuna na ka pasë borxh 2 milionë e 700 mijë, pasi ka paguar muajin shtator, tash 2 milionë na ka borxh. 1 milion e 50 mijë i kemi paga, 1 milion e 350 mijë i kemi borxh ndaj pikave ku furnizohemi me naftë. Problemi është se nuk mundemi me fillu punën pa u aloku mjetet. Së pari me pagu pagat, dhe me i kry obligimet ndaj furnizuesve se nuk japin naftë më pa u kry obligimet. Ne atë ditë që i qesin paratë, jemi të kënaqur dhe kemi fillu punën. Ju kisha lut Qeverisë që sa më shpejt lë t’i qesin dhe të fillojë transporti”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

RIP SHPAT KASAPI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Çairi shpall ditë zie në nder të Shpat Kasapit

horoskopi mujor i paolo fox per dhjetor 2025 te gjitha shenjat e zodiakut 692d6b578181d
Lajmi i radhës

Horoskopi mujor i Paolo Fox për dhjetor 2025: të gjitha shenjat e zodiakut

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë