ska dakordesi mes ps dhe pd kuvendi shtyn reformen zgjedhore dhe territoriale pas tensioneve ne salle 68f1113a77d92

S’ka dakordësi mes PS dhe PD, Kuvendi shtyn Reformën Zgjedhore dhe Territoriale pas tensioneve në sallë

October 16, 2025
1 minut lexim

Pas pikave të para të rendit ë ditës që kaluan në votim me 73 vota të shumicës parlamentare të PS-së, seanca kaloi në votimin e radhës për dy çështjet më të nxehta politike, Komisionet e Posaçme Parlamentare për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.

Fillimisht kryeparlamentari Niko Peleshi, njoftoi se do kalonte Reforma Zgjedhore, por opozitarët kundërshtuan në sallë, teksa ndërhyri kreu i grupit ë PS-së, Taulant Balla, i cili pyeti kolegët për dakordësinë.

Më pas ai i kërkoi Peleshit që ky rend dite të shtyhej për në seancën e radhës, më 30 tetor, derisa të arrihej dakordësia. Balla tha se e kishin gjetur dakordësinë më herët, por meqë deputetët opozitarë vijonin të kundërshtonin, ai pranoi që grupi i PS ta kalonte këtë pikë.

Gjithashtu edhe për çështjen e Reformës Territoriale, opozita u shpreh kundër. Balla mori fjalën dhe tha se do pranonin të gjitha amendamentet që kishte dorëzuar PD në Kuvend për këtë çështje dhe ishin të gatshëm ta votonin.

Por deputetët e PD-së e kundërshtuan edhe këtë pikë, teksa Balla tha se meqë ende opozita nuk ishte e qartë, të shtyhej edhe kjo pikë për në datën 30 tetor, në seancën e radhës.

Pas kalimit në votim, me 73 vota kundër dhe 37 pro të opozitës, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale u shty.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami pas shume vitesh asfaltojme hapesiren brenda spitalit te tetoves 68f10fd26abbc
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Pas shumë vitesh asfaltojmë hapësirën brenda Spitalit të Tetovës

presidenti i federates italiane italia beri mire qe nuk e bojkotoi ndeshjen 68f11193e321f
Lajmi i radhës

Presidenti i Federatës Italiane: Italia bëri mirë që nuk e bojkotoi ndeshjen

Të fundit nga

ShkoLartë