sjam ketu per te kerkuar meshire veliaj para trupit gjykues vetem gjykata kushtetuese mund ta riktheje shtetin ne binare 69049f73df4d4

“S’jam këtu për të kërkuar mëshirë…”- Veliaj para trupit gjykues: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta rikthejë shtetin në binarë

October 31, 2025
1 minut lexim

Erion Veliaj u shpreh para trupit gjykues të Kushtetueses se nuk ndodhej aty për të kërkuar mëshirë apo privilegj.

“Ky shtet më kërkon llogari se pse nuk vij kur më ka privuar lirinë”, theksoi Veliaj, duke shtuar se nuk mund të pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë.

Duke shtuar se: “Nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, vij për të kërkuar drejtësi Kushtetuese”.

Veliaj theksoi se vetëm GJK mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe ta mbrojë qytetarin nga abuzimi me pushtetin.

Erion Veliaj: Ky shtet më kërkon llogari se pse nuk vij kur më ka privuar lirinë. E nderuar, nëse pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit mund të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë, nga nesër çdo bashki e qytet, çdo mandat popullor mund të bie pre e vendimeve politike të momentit.

Zgjedhjet humbasin kuptimin, vota humbet peshën. Kjo s’është demokraci, por përmbysje e demokracisë, nuk është prezumim pafajësie, por prezumim fajësie. Nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, vij për të kërkuar drejtësi Kushtetuese.

Në këtë moment vendimtar, ju nuk jeni thjesht një Gjykatë që po shqyrtoni një shkarkim të një nga 61 kryetarët e bashkive, ju jeni trupi ndërmjetës midis popullit dhe pushtetit, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta.

Vetëm kjo gjykatë mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe ta mbrojë qytetarin nga abuzimi me pushtetin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vedhje e madhe e rrymes hoteli me 4 yje i lidhur ilegalisht ne rrjet 69049e1335ea4
Lajmi i mëparshëm

Vedhje e madhe e rrymës – hoteli me 4 yje i lidhur ilegalisht në rrjet

media boshnjake habitet me lojtarin e kombetares se kosoves po rrijne ne deren e tij 69049fd6e95d8
Lajmi i radhës

Media boshnjake habitet me lojtarin e kombëtares së Kosovës: Po rrijnë në derën e tij…

Të fundit nga

ShkoLartë